Malaj: Berisha ne gjyq
Kyetari i PD: Viktimat e Otrantos janë mbytur nga Malaj, Brokaj e Gjinushi
“Me të vdekurit nuk luhet. Tani do të veprojë ligji”
Faqe 3
Disa Ngjela para ligjit
NGA ARBEN HASANI
E përhumbur prej dokumenteve dhe fakturave të rëndomta, zhurmës së makinave dhe erës së djersës pa arritur tregojë se ç’pritej prej saj, nën sekretarinë e kabinetit të ministrit të Brendshëm Ilirjan Musli, më shumë se pushka, Mës. Dn[?] rrin[?] me njërin vesh nga korridori për të dëgjuar të fundit pas telefonatave dhe me tjetrin nga piskama e kancelares për t’i futur apo jo në paradhomë, për shembull, shefin e SHIK-ut N. Klosi e tjetrin me fletërrufenë e “7-ve” e me 2.000 opozitarë [sic] e me dosje të zverdhura e afera me shtetin, apo peticionet e emigrantëve apo amaneti apo përçarja e pronës apo ankesa apo madje…
Të paktën kështu shijohej ajo, ndërsa me një gjysmë buzëqeshje hapi derën për të thënë “Zotëria po ju pret”. Kur ne hyjmë, ministri i Financave Arben Malaj ishte i qetë e i ulur para një tavoline me konferencë me shkrim. Me xhaketën e zbërthyer, i mbështetur në karrige dhe duke lëvizur lapsin mes gishtërinjve, Malaj nisi të flasë pa hyrë në formalitete. Pas bisedës me korrespondentin tonë ai deklaron se padi për shpifje do të ngrejë ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha. Arsyeja janë akuzat e fundit që ai bëri ndaj qeverisë duke e bërë atë përgjegjëse për tragjedinë e Otrantos.
Akuzat që bëri para publikut dhe kombit, nuk janë vetëm monstruoze. Sipas ministrit, ato janë shpifje të një njeriu që po përpiqet të manipulojë opinionin publik e t’i ikë përgjegjësive për deformimet e shumta që mori ai pushteti i tij. Duke i quajtur vendimet e gjykatave gjermane, italiane e shqiptare për mbytjen e Otrantos, “provokim amerikan”, ai ka bërë një aventurë të re politike dhe morale që tashmë nuk mund të mbetet pa ndëshkim.
“Që prej datës 12 mars 1997 sindikimi i ngjarjeve dhe i dokumenteve tregon se qeveria e sotme nuk ka asnjë faj në tragjedinë e Otrantos. Mbytja e anijes ‘Kateri i Radës’ dhe vdekja e njerëzve të pafajshëm është ngjarje e rëndë që nuk mund të përdoret si armë politike. Të thuash se viktimat janë mbytur nga Malaj, Brokaj e Gjinushi, është jo vetëm një mashtrim, por një vepër që bie ndesh me çdo normë njerëzore dhe ligjore”, u shpreh ai.
Berisha sipas tij ka tejkaluar çdo kufi njerëzor e politik. “Ai edhe kurlet[?] këtu si të dojë, por përpara mund të shkatërrojë familje, të luajë me dhimbjen, të krijojë përçarje dhe të nxisë urrejtje. Me të vdekurit nuk luhet. Tani duhet të veprojë ligji”.
Pas kësaj ministri shpjegon se nga strukturat e ministrisë së tij është mbledhur i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për procesin gjyqësor. “Çdo deklaratë e bërë prej zotit Berisha është dokumentuar. Përfshi këtu edhe intervistat e tij për mediat e huaja, konferencat e shtypit, deklarimet publike dhe tekstet e shkruara. Ka ardhur koha që shpifja të paguajë një çmim”.
Ai nuk pranoi të komentojë më tej për çështje politike, por la të kuptohet se në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime të tjera edhe lidhur me kallëzime të reja ndaj ish-drejtuesve të lartë të shtetit.
Foto BLEND SOTA